Foto nga VCG

Ministria e Jashtme e Kinës u bëri thirrje të hënën të gjitha palëve të ndërmarrin veprime për zbutjen e situatës në Ukrainë dhe për të nxitur dialogun, në vend të intensifikimit të konfliktit.

Zëdhënësi Wang Wenbin i tha këto në një konferencë të përditshme për shtypin pasi presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se Vladimir Putini "nuk mund të qëndrojë më në pushtet".

Disa zyrtarë amerikanë sqaruan më vonë se ShBA-ja nuk ka një politikë për ndryshimin e regjimit në Rusi. (Fani/Artan)