Foto nga VCG

Sipas të dhënave të publikuara të dielën nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës, të shtunën Kina regjistroi 1 254 raste të reja të konfirmuara të COVID-19, ndër të cilat 1 217 me burim të brendshëm dhe 37 nga jashtë.

4 448 raste të reja asimptomatike u regjistruan gjithashtu të shtunën, dhe 34 508 pacientë asimptomatikë mbeten nën vëzhgim mjekësor.

Tani rastet e konfirmuara të COVID-19 në Kinë arrijnë në 143 240, kurse numri i vdekjeve ka mbetur në 4 638. (Fani/Artan)