Kyçi i demokracisë qëndron në faktin nëse populli është vërtet zot i vendit, tha të premten Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Chen Xu, gjatë sesionit të 49-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Sipas tij, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë synim i përbashkët i njerëzimit. Vendet kanë histori, kulturë e kushte të ndryshme kombëtare, prandaj edhe zgjedhja e formave të demokracisë duhet të jetë e ndryshme.

"Promovimi dhe mbrojtja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut janë kauzë e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk duhet të përdoren si mjet për të ushtruar trysni mbi vendet e tjera," theksoi Chen.

Ai shtoi që të gjitha vendet duhet të nxitin demokracinë e vërtetë, të praktikojnë multilateralizmin, të zhvillojnë konsultime e bashkëpunim dhe të promovojnë paqen e zhvillimin. (Fani/Artan)