Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës tha të enjten që Kina do të vazhdojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Rusinë e Ukrainën, në bazë të barazisë, përfitimeve të përbashkëta dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës, në dy muajt e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kinës dhe Rusisë shënoi 26.43 miliardë dollarë, 38.5 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë. Eksportet kineze në Rusi u rritën me 41.5 %, duke kapur vlerën 12.62 miliardë dollarë, ndërsa importet e Kinës nga Rusia arritën 13.81 miliardë dollarë, 35.8 % më shumë se në janar-shkurtin e vjetshëm.

Në vitin 2021, Kina vijoi të jetë partnerja më e madhe tregtare e Rusisë për 12 vjet radhas.

Ndërkohë, po vjet importet e Ukrainës nga Kina arritën në 72.82 miliardë dollarë, me një rritje prej 34%, dhe eksportet ishin 68.09 miliardë dollarë, 38.4% më shumë se në 2020.

Mediat ukrainase njoftuan që vitin e kaluar, Kina u rendit e para në listën e vendeve importuese nga Ukraina, me mallra me vlerë prej 8 miliardë dollarësh, 12.7 % më shumë se vitin 2020. Kina ishte gjithashtu eksportuesja më e madhe për Ukrainën, që importoi mallra kineze me vlerë prej 10.97 miliardë dollarësh, me një rritje në shifrën 31.9 %.