Foto:VCG

Foto:VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri thirrje të enjten për masa të shpejta dhe të sakta për të penguar përhapjen e COVID-19 në Kinë, duke theksuar përpjekjet e bashkërenduara për kontrollin e pandemisë dhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror, me synim që të arrihet rezultati më i mirë me kosto minimale.

Disa krahina në Kinë po përballojnë shpërthimin e virusit të COVID-19. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës bëri të ditur të enjten që në pjesën kontinentale të Kinës, të mërkurën pati 1226 raste transmentimi të brendshëm. Më shumë se dhjetë provinca kanë regjistruar raste të reja infektimesh nga COVID-19 me burim të brendshëm.

Presidenti kinez ritheksoi vendosjen e popullit në plan të parë, duke thënë që Kina duhet të ngulë këmbë në masat shkencore dhe të sakta dhe të vazhdojë modelin “zero-COVID dinamik”.

Xi gjithashtu nxiti përpjekjet për kërkime shkencore dhe teknologjike, duke përfshirë zhvillimin e vaksinave, testimin e shpejtë dhe ilaçet përkatëse.