Foto nga VCG

Të martën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e vet iranian Hossein Amir-Abdollahian.

Amir-Abdollahian e njohu palën kineze me përparimin e fundit në negociatat për rizbatimin e marrëveshjes së gjithanshme bërthamore të Iranit dhe u shpreh se Teherani dëshiron të rikthehet sa më parë në këto negociata për të zgjidhur me palët e ndryshme çështjet përfundimtare të pazgjidhura. Pala iraniane e falënderon Kinën për rolin konstruktiv të luajtur në negociata dhe shpreson se Kina do të vazhdojë ta përkrahë këtë proces.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Wang Yi u shpreh se Kina i mbështet gjithmonë të gjitha përpjekjet për arritjen sa më parë të marrëveshjes për rizbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit. Kina e njeh shqetësimin e arsyeshëm të palës iraniane, përkrah mbrojtjen nga Irani të interesave e të drejtave të veta të arsyeshme dhe i kundërshton sanksionet e njëanshme pa bazë në ligjin ndërkombëtar. Përballë ndryshimit të situatës ndërkombëtare e rajonale, Kina dëshiron të forcojë bashkërendimin me palën iraniane për të nxitur zgjidhjen e problemit bërthamor iranian në favor të paqes e të stabilitetit rajonal, theksoi kreu i diplomacisë kienze. (Fani/Artan)