Foto:VCG

Foto:VCG

Paralimpiada Dimërore e Pekinit 2022 përfundoi me sukses të plotë dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik Andrew Parsons vlerëson që kjo është “paralimpiada më e mirë dimërore” që ka shikuar.

Në periudhën 9-ditore, afro 600 paralimpistë nga 46 vende e rajone të botës kanë bërë shfaqe të mira në fushat sportive dhe kanë treguar vlerën paralimpike “guxim, vendosmëri, inkurajim dhe barazi”, duke injektuar besim dhe fuqi për botën që po goditet nga pandemia.

Vlen të përmendet që delegacioni paralimpik kinez ka zotuar vendin e parë në listat e medaljeve të arta dhe të medaljeve, duke vendosur rekord më të mirë në historinë paralimpike. Kjo ka dëshmuar zhvillimin sportiv të njerëzve me aftësi të kufizuar në Kinë si dhe arritjet e dukshme të Kinës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Siç ka thënë profesori i universitetit të mbretit Juan Carlos të Spanjës, Felipe Devasa që “zhvillimi i mbarë i paralimpiadës dimërore të Pekinit ka treguar që vitet e fundit, Kina ka patur zhvillim të shpejtë në kauzën e njerëzve me aftësi të kufizuar dhe të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar janë me garanci më të mirë.”

Qysh nga viti 2016, Kina për 6 vite me radhë ka organizuar aktivitet “Sezoni i sporteve dimërore për njerëz me aftësi të kufizuar”, duke tërhequr mbi 300 mijë pjesëmarrë, të cilët kanë plotësuar jetën e tyre me sportet, duke realizuar ëndrrën e tyre.

Foto:VCG

Foto:VCG

Krahas këtyre, nga instalimet pa pengesa që mund të shihen kudo, tek platformat e shërbimit inteligjent pa pengesa; nga sistemi i transmetimit me gjuhën e shenjave, tek vullnetarët e sinqertë e entuziastë, Paralimpiada Dimërore e Pekinit ka pasqyruar kujdesje humanitare në çdo detaje të vogël, duke u bërë dritarja kryesore, ku bota mund të njohë konceptin e Kinës për të drejtat e njeriut. Sipas të dhënave përkatëse, tani 81% e hyrje-daljeve në instalimet publike, 56% e sporteleve të shërbimit dhe 38% e tualeteve publike të Kinës kanë bërë rindërtim pa pengesa; autobusët urbanë janë të pajisur me ekranet dhe sistemin e njoftimit; dhe po rritet edhe numri i terminaleve të informacionit pa pengesa. Kjo është një pjesë e punëve të Kinës për të drejtat e njeriut.

Gjatë procesit të zhvillimit të Kinës, kauza e njerëzve me aftësi të kufizuar është në përparim. Kina zbaton konkretisht premtimin “ndërtimi i gjithanshëm i një shoqërie komode dhe nuk do të mungojë asnjë person me aftësi të kufizuar”. (Jiang Lei)