foto/VCG

foto/VCG

Uebsajti i pavarur i lajmeve i Afrikës së Jugut “IOL” publikoi më 11 mars një artikull të titulluar “Demokracia duhet të jetë e lidhur me marrëdhëniet midis shtetit dhe popullit”, duke thënë që, nëse një shtet është demokratik apo jo, kjo varet nga ajo nëse njerëzit e këtij vendi është me të vërtetë rojtarët e rrugës së zhvillimit të asaj shoqërie. Demokracia duhet të ketë të bëjë me marrëdhëniet mes shtetit dhe popullit.

Sipas artikullit, demokracia ka një shumëllojshmëri mënyrash zbatimi dhe vlerat demokratike janë të rrënjosura në histori, kulturë dhe traditë. Praktika e vlerësimit të sistemeve të ndryshme politike të botës me një standard të vetëm është në thelb jodemokratike.

Artikulli vë në dukje se Partia Komuniste e Kinës e ka vënë gjithmonë popullin mbi çdo gjë tjetër dhe ka punuar shumë për ta kthyer konceptin e demokracisë dhe të vlerave që kanë lidhje me të në një sistem efektiv, duke ndërmarrë veprime konkrete për ta bërë Kinën më demokratike dhe për të pranuar vlera të tjera të rëndësishme. Për shumë vjet, “dy sesionet” e Kinës janë bërë një dritare për të vëzhguar zhvillimin e Kinës dhe janë vlerësuar si një manifestim i gjallërisë së politikës demokratike të socializmit me karakteristika kineze, duke krijuar një platformë për diskutime aktive, kuptimplota dhe të thella.

Kina mbron paqen, zhvillimin, drejtësinë, demokracinë e lirinë, që janë vlera të përbashkëta njerëzore, sepse historia na ka mësuar se krijimi i ndarjeve ideologjike dhe ndarja e botës në kampe ose grupe rivale vetëm sa e bën botën të vuajë,” thuhet në artikullin e publikuar në uebsajtin “IOL”. (Fang Xiaoyu/Artan)