Foto nga VCG

Sipas një raporti nga “Fitch Ratings”, sektori i postës së shpejtë i Kinës do të ketë konsolidim më të shpejtë nëpërmjet bashkimeve dhe blerjeve në vitet e ardhshme.

Që nga viti 2021, kompanitë kineze kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkimesh dhe blerjesh, duke përfshirë “JD Logistics” dhe “SF Holding”, të cilat thuhet se kanë përfunduar tashmë blerjet, thuhet në raport.

"Konkurrenca ka të ngjarë të vazhdojë të jetë intensive në periudhën afatmesme," thuhet në raport, duke vënë në dukje se operatorët kryesorë po e zgjerojnë kapacitetin në mënyrë agresive për të arritur ekonominë e shkallës dhe për të zënë pjesë më të mëdha të tregut.

“Fitch” pret që konsolidimi të vazhdojë në vitet e ardhshme, me operatorët kryesorë që do të blejnë homologë më të vegjël apo edhe të përmasave të ngjashme, veçanërisht ata me modele të ngjashme biznesi ose ku blerja do të krijojë sinergji.

Sipas Drejtorisë Shtetërore të Postës, këtë vit të ardhurat e përgjithshme të sektorit të postës së shpejtë do të rriten me 11 për qind në krahasim me vitin 2021, duke arritur në 1.4 trilionë juanë (rreth 219.6 miliardë dollarë). (Artan/Fani)