Foto:VCG

Foto:VCG

Tregu i banesave të përdorura i Kinës shënoi rritje në muajin shkurt, falë politikave mbështetëse.

Kërkesa për banesa të përdorura në 65 qytete kineze u rrit me 34.7 % muajin e kaluar në krahasim me janarin, sipas një raporti të publikuar nga tregu në internet “58.com” dhe platforma e informacionit për banesat “anjuke.com”.

Në raport theksohet që gjatë së njëjtës periudhë oferta e banesave të përdorura në këto platforma u shtua me 9.9 %, ndërsa çmimi mesatar i tyre u rrit me 0.42 %.

Studiuesi i Institutit “58 Anjuke” Lu Qilin thotë që rritja është bazuar në çlirimin e kërkesës, duke theksuar që politikat mbështetëse, si ulja e përqindjes së interesit dhe paradhënies, kanë pasur efekte pozitive.