Foto nga VCG

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Ukrainë tha të enjten se ambasada do të vëzhgojë nga afër të gjithë zhvillimin e situatës dhe do të mbrojë qytetarët kinezë në Ukrainë.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas Kiev rreth orës 7 të mëngjesit të së premtes dhe qytetarëve iu kërkua të shkonin në vendstrehimet aty pranë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se vendi i tij "u la vetëm" për t’u mbrojtur kundër Rusisë.(Artan/Fani)