Foto nga VCG

Të dhënat zyrtare tregojnë se më shumë se 13 milionë vende të reja pune u krijuan në zonat urbane të mbarë Kinës në vitin 2021.

Ndërkohë, niveli i papunësisë urbane kombëtare të anketuar ishte 5.1 % në dhjetor, më pak se në të njëjtën periudhë para shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Zhang Ying, nga Ministria e Burimeve Njerëzore e Kinës, thotë se qeveria ka zbatuar një sërë politikash për të ulur barrën dhe për të stabilizuar vendet e punës:

"Punësimi i të diplomuarve dhe të rinjve të tjerë është përparësia jonë kryesore. Ne do të forcojmë zbatimin e masave mbështetëse të punësimit për ndërmarrjet e vogla, të mesme e mikrondërmarrjet për të tërhequr të diplomuarit. Po ashtu, do të zbatojmë një projekt që ofron miliona vende pune për të trajnuarit e rinj. "

Shpenzimet vjetore për subvencionet e punësimit ishin gati 100 miliardë juanë, ose rreth 16 miliardë dollarë amerikanë, vitin e kaluar.(Artan/Fani)