Foto nga VCG

Kina caktoi 437.4 miliardë juanë (69 miliardë dollarë) për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore në vitin 2021 dhe do të bëjë përpjekje të pandërprera në këtë drejtim për të përmbushur më tej nevojat e njerëzve për një mjedis të mirë ekologjik, shpalli Ministria e Financave në një konferencë për shtypin të martën.

Ministria e Financave do të vazhdojë të përdorë politikat fiskale në mënyrë të gjithanshme për të mbështetur ruajtjen e burimeve dhe mbrojtjen e mjedisit, tha kreu i këtij dikasteri Liu Kun.

Vitin e kaluar përqendrimi i grimcave PM2.5 në qytetet në nivel prefekture e lart ishte 9.1 për qind më i vogël se në vitin 2020, ndërsa përqindja e ditëve me cilësi të mirë të ajrit shkoi në 87.5.

"Ne kemi krijuar gjithashtu një mekanizëm kompensimi për ruajtjen ekologjike horizontale përgjatë lumit Jance dhe Lumit të Verdhë; kemi bashkërenduar përmirësimet sistematike të maleve, ujit, pyjeve, tokës bujqësore, liqeneve, kullotave, rërës dhe sistemit të akullnajave; kemi zhvilluar në mënyrë aktive një sistem të zonave të mbrojtura natyrore me parqet kombëtare si bosht kryesor; kemi përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme politikat për prokurimin e gjelbër qeveritar dhe kemi promovuar në mënyrë efektive transformimin ekonomik dhe shoqëror të gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni", theksoi Liu.(Artan/Fani)