Sipas njoftimeve të medias amerikane, ditët e fundit një grua në shtetin e Pensilvanisë shfaqi simptoma të dyshuara të pneumonisë së koronavirusit të ri pas kontaktit me një majmun eksperimental të larguar nga laboratori. Kjo ngjarje ngjalli përsëri dyshimet e publikut te Fort-Detrick, baza e eksperimenteve biologjike të ushtrisë amerikane.

ShBA-ja i ka përdorur për një kohë të gjatë primatët për të studiuar koronavirusin. Në vitin 2018, revista "Nature" njoftoi infektimin me koronavirus nga majmuni i gjelbër afrikan në Fort-Detrick. Në korrik të vitit 2019, në Fort-Detrick ndodhi një aksident sigurie dhe baza u mbyll përkohësisht. Pas kësaj, përreth Fort-Detrickut shpërtheu një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e pashpjegueshme. (Fani)