Foto nga VCG

Përfundimi me sukses i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 ishte një "fitore e madhe" me masat e forta për të kontrolluar përhapjen e COVID-19, tha Han Zirong, zëvendëspresidente dhe sekretare e përgjithshme e Komitetit Organizator të Olimpiadës Dimërore të Pekinit, në një konferencë për shtypin të dielën.

"Asnjë infeksion i kryqëzuar nuk ka ndodhur midis pjesëmarrësve të huaj dhe banorëve vendorë," shpjegoi ajo. "Ne arritëm një ekuilibër të madh midis cilësisë dhe sigurisë."

Për të zbutur shqetësimet lidhur me COVID-19, organizatorët krijuan atë që ata e quajtën një "qark të mbyllur" rreth të gjithë pjesëmarrësve të Lojërave, nga ku askush nuk dilte dhe askush nuk hynte. Ky qark i mbyllur mund të ngjante si një "flluskë" që kufizonte lirinë e njerëzve, por doli se jeta brenda "flluskës" ishte mjaft interesante. Përveç testeve të përditshme të koronavirusit, sportistët dhe zyrtarët mund të shijonin Festën e veçantë të Fenerëve dhe të provonin tualetet e lëvizshme luksoze të teknologjisë së lartë.

"IntraHealth International", një organizatë jofitimprurëse globale shëndetësore me qendër në ShBA, e vlerësoi"flluskën" nga tre drejtime, dhe rezultatet ishin shumë pozitive. (Artan/Fani)