Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë e Kinës, gjatë Festës së Pranverës, furnizimi me produkte të përdorimit të përditshëm, si drithërat, vaji, mishi, vezët dhe perimet, ishte i bollshëm dhe i pasur në lloje, dhe çmimi i tyre mbeti në një nivel të qëndrueshëm.

Gjatë festës, krahinat e ndryshme kanë shtuar furnizimin me mallra, duke organizuar aktivitete të shumta në internet dhe në terren për stimulimin e konsumit. Ndër to, konsumi me cilësi të mirë është bërë një pikë e re e rritjes ekonomike gjatë festës.

Konsumi i ushqimeve organike dhe të gjelbra ka pasur rritje të dukshme. Veshjet dhe stolitë me elemente të zodiakut kinez janë shitur mirë dhe shallet tradicionale të mëndafshit me elemente të kulturës kineze, bizhuteritë dhe produktet kozmetike janë preferuar shumë nga konsumatorët.

Krahas kësaj, janë shitur mirë edhe pajisjet elektro-shtëpiake inteligjente, produktet kulturore dhe lulet e freskëta. Të dhënat e mëdha tregojnë që në disa platforma të tregtisë elektronike, shitja e pajisjeve për masazh e zbukurim, videoprojektorëve dhe robotëve për pastrim ka pasur rritje mbi 30 % krahasuar me një vit më parë.

Edhe shitja e frutave është dyfishuar. Durianët, luleshtrydhet dhe qershitë kanë qenë frutat më të pëlqyera.

Të dhënat tregojnë që në pesë ditët e para të festës, vlera e shitblerjes në platformat e internetit arriti 4.2 trilionë juanë, 10% më shumë se një vit më parë. Ndër to, konsumi është bërë kryesisht për ushqim, argëtim dhe blerje. (Jiang Lei)