Foto: VCG

Foto: VCG


Të premten, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i shprehu urime Sergio Mattarella-s për rizgjedhjen si president i Italisë.


Duke theksuar që marrëdhëniet Kinë-Itali kanë rrënjë të thella historike, mbështetje të gjerë publike dhe një lidhje të fortë interesash, Xi tha që dy vendet kanë krijuar për bashkësinë ndërkombëtare një shembull të respektit të ndërsjellë, kërkimit të të përbashkëtave duke lënë mënjanë dallimet dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.


Kina dhe Italia kanë pasur bashkëpunim aktiv në luftën kundër epidemisë së COVID-19, kanë festuar bashkë 50-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe dhe kanë mbështetur njëra-tjetrën për Olimpiadën Dimërore të Pekinit 2022 dhe Olimpiadën Dimërore të Milanos 2026, u shpreh Xi. Ai shtoi që do të rifillojë Viti i Kulturës dhe Turizmit Kinë-Itali, çka do të sjellë më shumë raste për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.


Xi Jinping-u vuri në dukje gjithashtu që ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Itali dhe është i gatshëm të punojë bashkë me Mattarella-n për thellimin e besimit të ndërsjellë politik, shtimin e shkëmbimeve e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe nxitjen e përfitimeve për dy vendet dhe popujt.(Jiang Lei)