Foto: VCG

Foto: VCG

Të shtunën pasdite u dha medalja e parë e artë për olimpiadën dimërore 2022. Në garën e krosit të skive 7.5 kilometra + skiatlonin 7.5 kilometra për femra, norvegjezja Therese Johaug fitoi titullin e kampiones olimpike me kohën 44 minuta e 13.7 sekonda.


33-vjeçarja është shpallur tre herë kampione bote, por kjo është hera e parë që ajo fiton medaljen e artë olimpike. Katër vjet më parë, Johaug mungoi në olimpiadën e Pyongchangut, ndërsa këtë herë, pas fitores, ajo tha e emocionuar: “Ëndrra ime u realizua! Kjo është një javë e veçantë për mua, se në ekipin tonë u konfirmua një rast pozitiv me COVID-19. U detyruam ta shtynim nisjen dhe erdhëm këtu vetëm dy ditë më parë. Sot arrita objektivin tim dhe jam shumë e kënaqur! Për këtë moment kam bërë mijëra orë stërvitje dhe kam qëndruar larg familjes për shumë vjet. Është fantastike që mora këtë medalje të artë!”


Në olimpiadën e Vankuverit 2010, Therese Johaug fitoi medaljen e artë bashkë me ekipin në garën e stafetës, ndërsa kjo medalje e artë individuale është e para për të. Ajo thotë që Pekini është vendi ku u realizua ëndrra e saj.


Foto: VCG

Foto: VCG

“Është e mrekullueshme që jam në Pekin për lojërat! Njerëzit këtu janë miqësorë dhe organizimi i garave është i përkryer. Nuk kam qenë këtu asnjëherë më parë dhe jam shumë e kënaqur që erdha në Kinë dhe pashë Pekinin!”


Sportisja ruse Neprayeva dhe ajo austriake Stadlober u renditën përkatësisht në vendin e 2-të dhe të 3-tin. Në këtë garë morën pjesë katër sportiste kineze. Li Xin u rendit në vendin e 33-të, Chi Chunxue në vendin e 34-t, teksa Dinigeer Yilamujiang dhe Bayani Jialin dolën përkatësisht në vendin e 43-të dhe 46-tin.


Më 5 shkurt në mbrëmje u zhvillua gara e stafetës së përzier e patinazhit të shpejtë me pistë të shkurtër, ku ekipi kinez i përbërë nga Fan Kexin, Qu Chunyu, Ren Ziwei dhe Wudajing fitoi medaljen e parë të artë për delegacionin kinez.


Tani gara të ndryshme të olimpiadës janë në zhvillim dhe sportistët nga e gjithë bota po konkurrojnë në objektet dhe terrenet e ndryshme olimpike për rezultate të mira.

(Jiang Lei)