Kina arrita ta përmbysë disavantazhin 2-0 duke mposhtur Korenë e Jugut 3-2 në finalen e Kupës Aziatike të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) në futboll për femra 2022, që u zhvillua në stadiumin “DY Patil” në Navi Mumbai të Indisë të dielën, duke fituar titullin e parë në 16 vjet. Ky është gjithashtu trofeu i nëntë i Kinës në Kupën e Azisë, numri më i madh ndër të gjitha skuadrat.

Trysnia e Koresë së Jugut në pjesën e parë dha rezultat, duke sjellë shënimin e dy golave në portën e ekipit kinez.

Megjithatë, Kina nuk u dorëzua. Përkundrazi, disavantazhi i bëri lojtaret kineze më të vendosura. Ato vazhduan të mësynin mbrojtjen e Koresë së Jugut nga të dy krahët, duke arritur të shënojnë golin e parë në minutën e 66-të, i cili u pasua katër minuta më vonë nga goli i barazimit.

“Trëndafilat e çelikut”, siç njihen futbollistet e përfaqësueses kineze, kishin kontrollin e plotë të lojës në 15 minutat e fundit, duke arritur në minutën e 92-të të tundin rrjetën e portës së kundërshtareve për herë të tretë dhe duke arritur kështu të fitojnë trofeun.(Artan/Fani)