Foto:Xinhua

Foto nga VCG

Të mërkurën filloi në Pekin stafeta e pishtarit të Olimpiadës Dimërore 2022. Zv.kryeministri kinez Han Zheng mori pjesë në ceremoninë e nisjes së stafetës dhe ndezi pishtarin e Olimpiadës Dimërore të Pekinit.

Pishtarmbajtësi i parë është Luo Zhihuan, kampioni i parë botëror i patinazhit të shpejtësisë i Kinës.

Tema kryesore e veprimtarisë së stafetës së pishtarit të Olimpiadës Dimërore të Pekinit është "Në pritje të takimit dimëror, drejt së ardhmes së bukur". Pishtari do të kalojë në tre zonat e konkurrimit: Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou. Të premten, pas përcjelljes mes rreth 1200 mbajtësve të tij, pishtari do të arrijë në Stadiumin Kombëtar, ku do të ndezë kullën e flakës olimpike, duke pritur hapjen e Olimpiadës Dimërore të Pekinit. (Fani/Artan)