Këtë vit, tre kozmonautë kinezë e kremtojnë Festën e Pranverës në stacionin hapësinor. Festimi në stacionin hapësinor nuk ka shumë dallime me festimin në Tokë. Tre kozmonautët e zbukuruan stacionin me stoli të sjella nga Toka. Tryeza e festës është po aq e pasur sa në Tokë. Çdo ditë kozmonautët bëjnë videobisedë me familjen.

Ndryshimi i vetëm është që ata rrotullohen rreth Tokës çdo 90 minuta dhe shohin 16 herë agimin e perëndimin e diellit çdo ditë. (Fani)