Foto nga VCG

Testet e COVID-19 gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 përputhen me standardet ndërkombëtare dhe do të sigurojnë në shkallën më të lartë shëndetin dhe sigurinë e sportistëve dhe palëve të interesuara, thanë organizatorët e “Pekin 2022” të martën.

"Puna e parandalimit dhe kontrollit e ‘Pekin 2022’ ka qenë rigoroze dhe shkencore. Reagentët e testimit të përdorur nga laboratorët e testimit të acidit nukleik janë certifikuar rreptësisht dhe janë në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare," tha Huang Chun, zëvendësdrejtor i Zyrës së Kontrollit të Epidemisë pranë Komitetit Organizator të “Pekin 2022”.

Nëse personeli i lidhur me Olimpiadën ka dyshime për rezultatet e testimit, rastet e tyre do të dërgohen në Panelin e Ekspertëve Mjekësorë të “Pekin 2022” për shqyrtim, gjë që është në përputhje me parimet e Lojërave Olimpike të Tokios, u shpreh ai.

Sipas udhëzuesit zyrtar të “Pekin 2022”, atë që dalin pozitivë për virusin do të bëjnë një test të dytë për të shmangur mundësinë e një rezultati të rremë pozitiv. Nëse testi i dytë del negativ, ata do të marrin trajtim të mëtejshëm në përputhje me masat e udhëzuesit.

“Ne kemi zbatuar masat paraprake në përputhje të plotë me udhëzuesin, gjë që nuk ka ndikuar në funksionimin normal të Lojërave,” vuri në dukje Huang. "Ne kemi besim se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të zhvillohen të sigurta dhe pa problem, siç është planifikuar." (Artan/Fani)