Të enjten u zhvillua prova e 4-t e Galasë së Festës së Pranverës 2022 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Pas disa provave, programi i galasë është bërë më i përsosur dhe atmosfera e gëzuar e galasë është bërë më e fortë.

Nëpërmjet teknologjive të larta televizive, si XR, AR, 8K etj., janë shtuar mundësi të reja në shfaqjen e galasë, duke treguar plotësisht bukurinë e arteve. Salla e shfaqjes mund të shndërrohet në "hapësirë kozmike" dhe maskotët e Olimpiadës Dimërore të Pekinit "Bingdundun" dhe "Xuerongrong" kërcejnë së bashku në ekranin 720 gradë.

Këtë vit Galaja e Festës së Pranverës e CMG-së do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin televiziv me qartësi super të lartë 8K. Njëkohësisht, shikuesit mund ta dëgjojnë ose shikojnë galanë në aplikacionin “Wechat” në celular.

Më 31 janar në mbrëmje, Galaja e Festës së Pranverës 2022 e CMG-së do të ftojë shikuesit nga i gjithë globi të festojnë së bashku Vitin e Ri Kinez. (Fani/Artan)