Të enjten paradite, Galaja e Festës së Pranverës 2022 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) zhvilloi një konferencë shtypi, ku përgjegjësit përkatës paraqitën risitë teknologjike në këtë gala.

Galaja e Festës së Pranverës 2022 do të jetë një arenë ku shfaqen risitë teknologjike të CMG-së "5G+4K/8K+AI". Televizioni me qartësi super të lartë 8K është standardi më i lartë televiziv në botë. CMG-ja është jo vetëm pjesëmarrëse në hartimin e këtij standardi, por edhe praktikuese e tij. Këtë vit Galaja e Festës së Pranverës do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin me qartësi super të lartë 8K.

Galaja e Festës së Pranverës 2022 do të përdorë për herë të parë ekranin LED me kubé 720 gradë. Ky dizajn do të integrojë publikun me skenën, duke krijuar një hapësirë trepërmasore të shfaqjes.

Krahas këtyre, Galaja e Festës së Pranverës 2022 e CMG-së do të përdorë teknologji të vizionit virtual si XR, AR etj. për t'u sjellë shikuesve imazhe të gjalla (Fani/Artan)