Foto nga VCG

Të mërkurën, Gjykata e Arbitrazhit e Organizatës Botërore të Tregtisë dha vendim lidhur me padinë e Kinës kundër masave antisubvencion të ShBA-së. Sipas vendimit, për shkak që pala amerikane nuk ka zbatuar gjykimin efektiv të OBT-së, çdo vit Kina mund të ushtrojë të ashtuquajturën “hakmarrje tregtare” mbi SHBA-në në fushën e tregtisë së mallrave me vlerë 645 milionë dollarë. Ky vendim ka rëndësi të madhe për ndreqjen e masave antisubvencion të ShBA-së, për mbrojtjen e interesave të ligjshme tregtare të kompanive kineze dhe për ruajtjen e sistemit tregtar shumëpalësh.

Kjo është hera e dytë që Kina fiton të drejtën për kuota të hakmarrjes tregtare ndaj SHBA-së. Para kësaj, në çështjen e padisë së Kinës kundër masave antisubvencion të ShBA-së në OBT, Kina fitoi një kuotë vjetore të hakmarrjes tregtare me vlerë 3 miliardë e 579 milionë dollarë.

Kina i kërkoi palës amerikane të ndërmarrë menjëherë veprime për të ndrequr masat e gabuara në tregtinë me Kinën. (Fani)