Foto nga VCG

Vitin e kaluar Kina uli taksat dhe tarifat me 1.1 trilion juanë të tjerë (170 miliardë dollarë) për bizneset dhe individët për të mbështetur stabilitetin dhe rritjen ekonomike, tha Wang Daoshu, nëndrejtori i Administratës Shtetërore të Taksave, në një konferencë shtypi në Pekin të mërkurën.

Autoritetet tatimore në mbarë vendin autorizuan shtyrjen e pagesës së 216.2 miliardë juanëve taksa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit, tha Wang. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit janë përballur me trysni në rritje vitet e fundit, ndërsa pandemia e COVID-19 ka dëmtuar zinxhirët e furnizimit, duke çuar në kosto të larta të lëndëve të para, rritje të çmimeve të energjisë dhe probleme në transportin global. Qeveria kineze ka vazhduar të ulë taksat e tarifat dhe të ofrojë mbështetje financiare për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përballojnë sfidat.

Duke pasur parasysh trysninë me të cilën përballen kompanitë e energjisë dhe ngrohjes për shkak të mungesës globale të energjisë dhe luhatjeve të çmimeve në vitet e fundit, qeveria fali 27.1 miliardë juanë taksa përmes uljes së taksave, rimbursimeve dhe shtyrjes.

Në vitin 2022, Kina do të vazhdojë masat e lehtësimit të taksave dhe tarifave për të mbështetur rritjen ekonomike, duke u fokusuar veçanërisht në mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, bizneset individuale dhe sektorin e prodhimit. (Artan/Fani)