Kina ka publikuar “SpaceOS III”, sistemin operativ të brezit të ri për anijet kozmike.

Ky sistem operativ është krijuar nga Instituti i Inxhinierisë së Kontrollit i Pekinit pranë Akademisë së Teknologjisë Hapësinore të Kinës dhe ka të drejtat e pavarura të pronësisë intelektuale. Sistemi i mëparshëm “SpaceOS” është përdorur në mbi 300 anije kozmike.

Sipas krijuesve të “SpaceOS”, ky sistem ka besueshmëri e siguri të jashtëzakonshme dhe mund të plotësojë kërkesat e ndryshme të fluturimeve hapësinore me kozmonautë, të komunikimit satelitor, të eksplorimit të thellë në hapësirë, të plejadës satelitore etj.

Instituti i Inxhinierisë së Kontrollit i Pekinit filloi krijimin e sistemit “SpaceOS” në vitet '70 të shekullit të kaluar dhe ky sistem u përdor për herë të parë në vitin 2006 në një satelit të platformës satelitore të komunikimit "Dongfanghong-4". Në vitin 2013, “SpaceOS II” u përdor në sondën hënore "Chang'e-3". (Fani/Artan)