Të martën u zhvillua prova e tretë e Galasë së Festës së Pranverës 2022 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Programi i mrekullueshëm ngjalli herë pas here mahnitje e të qeshura te shikuesit e pranishëm.

Në bazë të dy provave të para, prova e tretë ka përsosur programin. Atmosfera e përgjithshme e galasë ishte më e zjarrtë, duke shfaqur atmosferën e gëzuar e të lumtur të Vitit të Ri Kinez.

Programi i galasë jo vetëm shfaq kulturën tradicionale kineze, por edhe fokusohet në temat e kohës, si gjallërimi rural, mbrojtja e mjedisit, sportet dimërore, Olimpiada Dimërore etj.

Më 31 janar në mbrëmje, Galaja e Festës së Pranverës e CMG-së do t’u japë shikuesve të mbarë botës një banket të gëzuar artistik. (Fani/Artan)