Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u bëri thirrje të martën në Pekin vendeve të ndryshme të zhdukin mosmarrëveshjet, ta zëvendësojnë konfrontimin me bashkëpunim, të shtojnë mirëkuptimin dhe të mbrojnë paqen e zhvillimin botëror me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Të hënën, me rastin e mbetjes 10 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbajti një fjalim, ku u bëri thirrje vendeve të ndryshme ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimit gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Lidhur me këtë, Zhao Lijian u shpreh se Kina e mirëpret dhe e përkrah me vendosmëri fjalimin e sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres.

Zëdhënësi vuri në dukje se tradita e armëpushimit gjatë Lojërave Olimpike ka një histori të gjatë, e cila tregon kërkesën e njerëzimit për paqe e bashkëpunim. Pak kohë më parë, sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratoi njëzëri rezolutën e armëpushimit gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Kjo tregon besimin e fortë të bashkësisë ndërkombëtare për organizimin me sukses nga Kina të Lojërave Olimpike Dimërore. (Fani/Artan)