Të martën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping drejtoi në Pekin videosamitin me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e pesë vendeve të Azisë Qendrore: Kazakistan, Kirgizistan, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Uzbekistan.

Në fjalimin e mbjtur në samit, Xi Jinping vuri në dukje se respektimi i njëri-tjetrit, fqinjësia e mirë, bashkëpunimi dhe përfitimet e përbashkëta janë fjalët kyçe të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Kinës e pesë vendeve të Azisë Qendrore gjatë 30 vjetëve.

Pavarësisht se si zhvillohet Kina, ajo është gjithmonë partnere e besueshme e vendeve të Azisë Qendrore, vuri në dukje presidenti kinez. Ai shtoi që Kina i përkrah me vendosmëri vendet e Azisë Qendrore të mbrojnë sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë territoriale dhe të luajnë një rol më të madh në arenën ndërkombëtare. Kina dëshiron të bashkëpunojë me vendet e Azisë Qendrore për të krijuar një bashkësi më të ngushtë me fate të përbashkëta.

Udhëheqësit e pesë vendeve u shprehën se ata mirëpresin pjesëmarrjen javën tjetër në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe shprehën bindjen se Kina do të organizojë me sukses Lojërat Olimpike Dimërore, duke i sjellë botës besim e shpresë. (Fani/Artan)