Foto nga VCG

Konsumi i brendshëm i Kinës ndryshoi prirjen e rënies të vitit 2020 dhe vazhdoi të mëkëmbet nga ndikimet e COVID-19 vitin e kaluar. Konsumi kontribuoi për 65.4 për qind të rritjes ekonomike në vitin 2021, duke u bërë shtylla kryesore mbështetëse e ekonomisë, krahasuar me një kontribut prej 54.3 për qind në vitin 2020.

Shitjet e përgjithshme me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 44.1 trilionë juanë (6.97 trilionë dollarë) vitin e kaluar, duke u rritur 12.5 % krahasuar me një vit më parë, u shpreh Guo Tingting, kreu i Departamentit Gjithëpërfshirës të Ministrisë së Tregtisë, në një konferencë shtypi të martën në Pekin. Në vitin 2020, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 39.2 trilion juanë, duke rënë 3.9 për qind krahasuar me 2019-n.

Tregtia e jashtme arriti rekord vitin e kaluar. Importi dhe eksporti vjetor i mallrave arritën në 39.1 trilionë juanë. Importet u rritën me 21.5 për qind, ndërsa eksportet 21.2 për qind. Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë kineze të mallrave mbeti më i madhi në nivel global për pesë vjet radhazi, bëri të ditur Guo.

Përdorimi real i kapitalit të huaj vitin e kaluar e kaloi për herë të parë nivelin një trilion juanë, duke arritur në 1.1 trilion juanë, me një rritje 14.9 për qind krahasuar me vitin 2020. Gjithsej 48 000 ndërmarrje të reja të huaja u krijuan vitin e kaluar, duke u rritur me 23.5 për qind. (Artan/Fani)