Foto nga VCG

Gjatë 6 vjetëve pas fillimit të përgatitjeve për organizimin e Olimpiadës Dimërore të Pekinit, niveli i sporteve dimërore në Kinë është ngritur shumë.

Në përgatitje për Olimpiadën Dimërore, Kina ka punuar për krijimin e ekipeve profesioniste dhe ngritjen e nivelit të sportistëve. Deri në fund të vitit 2018, u krijuan 31 ekipe kombëtare të sporteve dimërore që mbulojnë të gjitha garat në Olimpiadën Dimërore të Pekinit, kurse numri i sportistëve e i trajnerëve arriti në rreth 4000 veta, duke u shtuar rreth 7 herë në krahasim me Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang-ut.

Krahas kësaj, numri i sportistëve kinezë të sporteve dimërore është shtuar dukshëm. Nga viti 2015 deri në vitin 2020, numri i sportistëve të sporteve dimërore të regjistruar në gjithë vendin u shtua nga 5111 në 11398. Njëkohësisht, niveli i sporteve dimërore në Kinë është ngritur dukshëm. Numri i përgjithshëm i medaljeve të fituara nga ekipet kombëtare kineze u shtua nga 42 në vitin 2015 në 69 në vitin 2019, ndër të cilat medaljet e sporteve të dëborës u shtuan në 31 nga 16 në 2015-n. (Fani/Artan)