Tre fshatrat e Olimpiadës Dimërore 2022 u hapën për provën e para Lojërave të dielën. Grupet paraprake të mbi 20 delegacioneve nga Kina, Britania, Australia dhe vende të tjera do të hyjnë në këto fshatra.

Këto grupe duhet të shkojnë së pari në fshatin në Pekin për të kryer regjistrimin përfundimtar, që përfshin konfirmimin e kualifikimit për veprimtaritë ku do të marrin pjesë, numrin e anëtarëve të regjistruar në delegacion dhe hyrjen e tyre në secilin prej fshatrave, si dhe çështje të tjera para se fshatrat të jenë gati për të pritur delegacionet.

Prova para Lojërave do të përfundojë më 27 janar, pas së cilës të tre fshatrat do të hapen zyrtarisht për të gjitha delegacionet.

Lojërat Olimpike Dimërore 2022 do të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt në tre zonat e konkurrimit në Pekin, distriktin Yanqing po të kryeqytetit kinez dhe në Zhangjiakou në provincën Hebei të Kinës Veriore. Në secilën prej zonave të konkurrimit ka një fshat olimpik.(Artan/Fani)