Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një "sistemi qarkullimi modern", që mbulon qarkullimin e biznesit, logjistikën, transportin dhe mbështetjen financiare, gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), sipas një plani të publikuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës. të hënën.

Në plan përcaktohen objektiva për vitet 2025 dhe 2035. Qarkullimi i biznesit dhe i tregtisë do të jetë më i lirshëm, objektet e logjistikës do të përmirësohen dhe rrjetet e sistemet e shërbimit do të plotësohen deri në vitin 2025. Kapaciteti transportues dhe kapaciteti mbështetës financiar dhe i emergjencave i vendit gjithashtu do të rriten ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.

Sipas planit, sistemi, i cili do të jetë i sigurt, efikas dhe global, do të krijohet tërësisht deri në vitin 2035.

Në plan vihet në dukje gjithashtu se bizneset e tregtisë elektronike duhet të eksplorojnë fusha të reja konsumi për të zgjeruar kanalet e marketingut virtual e real dhe për të përmirësuar infrastrukturën dhe rrjetin e shërbimeve midis konteve e qyteteve, si edhe jashtë vendit.(Artan/Fani)