Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij izraelit Isaac Herzog shkëmbyen të hënën mesazhe urimi me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e Izraelit.

"Që nga vendosja e partneritetit të gjithanshëm inovativ në vitin 2017, shkëmbimet dhe bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme kanë qenë të frytshme, duke u sjellë të dy popujve përfitime konkrete," u shpreh presidenti Xi Jinping.

Nga ana e tij, Herzog tha se gjatë 30 vjetëve të fundit, shkëmbimet mes Izraelit e Kinës kanë qenë më të ngushta dhe marrëdhëniet dypalëshe janë thelluar pandërprerë.

Kreu i shtetit izraelit u shpreh gjithashtu se të dyja palët kanë zhvilluar bashkëpunim të frytshëm në fushën ekonomike, bujqësore, shëndetësore, turistike, kulturore etj. dhe se ai mirëpret zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij.

Në të njëjtën ditë, edhe kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij izraelit Naftali Bennett shkëmbyen mesazhe urimi me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e Izraelit. (Fani/Artan)