Foto nga VCG

Kina do të rrisë më tej shërbimet e ngarkimit të baterive të automjeteve elektrike për të përmbushur kërkesën e 20 milionë automjeteve të tilla deri në vitin 2025, sipas një udhëzimi të publikuar të premten.

Deri në vitin 2025, jo më pak se 60 për qind e zonave të shërbimit të autostradave në Kinë do të kenë stacione ngarkimit të shpejtë dhe jo më pak se 80 përqind e zonave pilot të qytetërimit ekologjik kombëtar dhe zonave kyçe për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes së ajrit do të pajisen në mënyrë të ngjashme.

Kina gjithashtu do të forcojë mirëmbajtjen dhe shërbimet e internetit për objektet e ngarkimit, do të sigurojë ndërtimin e rrjetit dhe furnizimin me energji, do të rrisë cilësinë dhe mbikëqyrjen e sigurisë dhe do të shtojë mbështetjen fiskale dhe financiare.

Udhëzuesi thekson edhe ndërtimin e një rrjeti të objekteve të ngarkimit të baterive të automjeteve në zonat rurale. Si pjesë e përpjekjeve për gjallërimin rural të vendit, Kina do të pajisë të gjitha kontetë me stacione ngarkimi dhe të gjitha fshatrat me pika ngarkimi.

Vitin e kaluar, shitjet e automjeteve me energji të reja në Kinë u rritën afërsisht 160 për qind në krahasim me vitin 2020, duke arritur 3.52 milionë njësi, dhe pjesa e tregut të automjeteve me energji të re është rritur në 13.4 për qind, tregojnë të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automjeteve. (Artan/Fani)