Të premten u zhvillua prova e parë e shfaqjes së Galasë së Festës së Pranverës 2022 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Tema kryesore e galasë është "Lumturi e fat". Nëpërmjet ndërthurjes së arteve me teknologjinë e lartë, galaja do t’u japë shikuesve kënaqësi artistike dhe të qeshura.

Galaja e Festës së Pranverës 2022 e CMG-së ka thithur frymëzimin artistik nga kultura tradicionale kineze dhe përdor teknologji të reja si XR, VR etj. për të shfaqur atmosferën e gëzuar me rastin e Vitit të Ri Kinez.

Këtë vit, në skenën e Galasë së Festës të Pranverës do të vendoset posaçërisht një ekran i madh me hark 720 gradë, i cili shtrihet në tërë sallën e shfaqjes. Kështu shikuesit mund të jenë të pranishëm në hapësirën e interpretimit të aktorëve, duke krijuar një atmosferë më të fortë feste.

Galaja e Festës së Pranverës 2022 e CMG-së zbaton masa të rrepta antipandemike për të garantuar sigurinë e të gjithë artistëve e shikuesve të pranishëm. Më pas do të zhvillohen edhe disa shfaqje provë të tjera për t'u dhënë shikuesve globalë një shfaqje të mrekullueshme artistike. (Fani/Artan)