Foto nga VCG

Departamenti amerikan i Drejtësisë tërhoqi të enjten akuzat ndaj profesorit kinezo-amerikan të Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit Chen Gang. Në janar të vitit 2021, profesori Chen Gang u arrestua në shtëpinë e vet në shtetin Masaçusets. Qeveria amerikane e akuzoi atë për moszbulimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me një shkollë të lartë kineze kur ai aplikoi për financim nga Departamenti amerikan i Energjetikës.

Në fakt, kjo akuzë është dukshëm shpifje. Drejtori i Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit Rafael Reif shkoi një letër të hapur, sipas së cilës bashkëpunimi i institutit me shkollën kineze nuk ishte qëndrim personal i Chen Gang-ut, por veprim i institutit. Njëkohësisht, mbi 100 pedagogë e punonjës të institutit shprehën përkrahjen e tyre ndaj profesorit Chen Gang.

Vitet e fundit, qeveria amerikane ka penguar pandërprerë shkëmbimet njerëzore e tekniko-shkencore midis Kinës e ShBA-së për ta ndaluar zhvillimin e Kinës. “Plani i veprimit për Kinën”, i nisur në vitin 2018, është një produkt i këtij sfondi. Me pretekstin e të ashtuquajturve “ndalim i vjedhjes së rezultateve të kërkimit shkencor”, “parandalim i spiunëve ekonomikë” etj., në këtë plan u kërkohet departamenteve të drejtësisë në 94 rajone amerikane të paraqesin çdo vit një ose dy akuza ndaj Kinës. Sipas statistikave, mbi bazën e “Planit të veprimit për Kinën” janë akuzuar 148 veta, 90 % ndër të cilët janë kinezo-amerikanë.

Kohët e fundit, rreth 2000 studiues të shkollave të larta amerikane i dërguan bashkërisht një letër sekretarit amerikan të Drejtësisë, ku shprehën dyshimin e tyre për këtë plan. Revista e përmuajshme amerikane “The Atlantic” botoi një artikull, ku vihet në dukje se “Plani i veprimit për Kinën” po dëmton shkencëtarët e qarqet shkencore amerikane dhe se “ky veprim po krijon një atmosferë frike ndaj bashkëpunimit të ligjshëm shkencor.” (Fani/Artan)