Synimi i Kinës për të angazhuar 300 milionë njerëz në sportet dimërore është arritur, sipas të dhënave nga një sondazh i publikuar prej Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës të mërkurën.

Sipas sondazhit, mbi 346 milionë kinezë kanë marrë pjesë në sportet dimërore që nga viti 2015, kur Pekini fitoi të drejtën për të zhvilluar Lojërat Olimpike Dimërore 2022 së bashku me qytetin Zhangjiakou.

Përqindjen më të madhe e zënë të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, pasi 82 milionë veta i përkasin kësaj kategorie, duke përbërë mbi 37 për qind të numrit të përgjithshëm.

Entuziazmi i publikut për sportet dimërore është rritur nga një lulëzim në ndërtimin e objekteve.

Kina tani ka 654 pista standarde akulli, 317 për qind më shumë se në vitin 2015, ndërsa numri i resorteve të skive në mjedis të mbyllur a të hapur ka arritur në 803, nga 568 në vitin 2015. (Artan/Fani)