“CGTN America” nisi aksionin mediatik "Së bashku për një të ardhme të përbashkët". Programi përfshin videomesazhet e personaliteve të ftuara, pritshmëritë nga një anëtar i lartë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe sportistët olimpikë për Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, si dhe festimet e Vitit të Ri Kinez në Uashington.

Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës, Shen Haixiong, dha një videomesazh në internet, duke i paraqitur botës një studio moderne të transmetimit të drejtpërdrejtë 5G.

Në mesazhin e tij video, Shen ftoi kolegët e medias nga e gjithë bota që ta përdorin studion e ndërtuar në trenin e shpejtësisë së lartë që do të qarkullojë gjatë Lojërave.

Ai tha se Kina është gati për Lojërat dhe le të jemi së bashku për një të ardhme të përbashkët.

Ambasadori i Kinës në ShBA, Qin Gang, gjithashtu dha një videomesazh të veçantë për dashamirët e hokejit në akull, duke thënë se njerëzit e duan këtë sport sepse pasqyron "mjeshtërinë sportive të respektit të ndërsjellë" dhe "lojën e ndershme".

Disa olimpistë amerikanë, duke përfshirë tre herë fituesin e medaljes së artë olimpike Shawn White, thanë se kishin shumë shpresa për Lojërat e ardhshme dhe një dëshirë të madhe për të konkurruar në skenën botërore në Pekin. (Artan/Fani)