Inxhinierët e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 kanë ngritur një qendër telekomi për të mbështetur shërbimet 5G dhe teknologji të tjera të përparuara.

Qendra e Operacioneve të Teknologjisë së Telekomit, e vënë në funksion të hënën në Pekin, është "truri" ose "qendra nervore" e Lojërave.

“Na u deshën 14 ditë për të ndërtuar qendrën, e cila ka një sipërfaqe prej 300 metrash katrorë. Gjatë Lojërave Olimpike, gjithsej 63 veta do të punojnë këtu për mbështetje teknike,” u shpreh Liu Shenshen, menaxheri i qendrës.

Një nga veçoritë e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 është se do të mbahen në vende të ndryshme, gjë që kërkon teknologji të përparuar për të siguruar komunikim në kohë midis këtyre vendeve.

Një nga sistemet e realitetit virtual (VR) mund të lejojë stafin të marrë përditësime të ndeshjeve nga çdo vend në kohë reale, duke përfshirë ato në Zhangjiakou.

Një tjetër gjë që i bën të veçanta Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit është se shumica e vendeve do të mbulohen me rrjet 5G. Stafi i qendrës theksoi se kjo do t'i japë publikut një përvojë më të mirë shikimi.(Artan/Fani)