Në prag të 101-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), ish-presidenti kroat Stipe Mesiç u shpreh në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës se PKK-ja është forca që bashkoi Kinën. Sipas tij, nën drejtimin e PKK-së, askush nuk mund ta pengojë rritjen e statusit të Kinës në arenën ndërkombëtare.

Mesiçi u shpreh se PKK-ja është model për vendet e ndryshme, duke përfshirë Kroacinë, për sa i përket drejtimit të vendit dhe nxitjes së përgjegjësisë së zhvillimit shoqëror. "Në 100 vjetët e kaluar, PKK-ja e shndërroi një vend gjysmëfeudal e gjysmëkolonial në një fuqi globale. Para 40 vjetësh, kur Kina ndodhej në periudhën fillestare të Reformës dhe të Hapjes, Jugosllavia ishte një model nga i cili Kina mësoi, por sot, në rrugën e shndërrimit dhe të zhvillimit të tanishëm, kinezët janë bërë shembull për ne," u shpreh ai.

Duke folur për situatën e tanishme globale, Stipe Mesiçi është i mendimit se organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në dhe BE-në, duhet të luajnë një rol më të madh e më të pavarur. "BE-ja duhet të ndalojë së luajturi rolin e xhuxhit, që dëgjon çdo fjalë të ShBA-së. BE-ja duhet të marrë parasysh hartimin e politikave të pavarura, duke përfshirë politikën ndaj Kinës," tha ish-kreu i shtetit kroat. (Xu Guang)