Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas njoftimeve të së hënës të rrjetit televiziv amerikan CNN, ShBA-ja përballet me sfidën e shpërthimeve të shumta të viruseve, si koronavirusi i ri, lia e majmunit, gripi, poliomieliti etj. Megjithëse zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë të frenojnë përhapjen e epidemive me anë të vaksinave, 2820 institucione shëndetësore në nivel shtetëror ose vendor në ShBA përballen me kriza si mungesa e fondeve e pamjaftueshmëria e punonjësve mjekësorë, dhe ndoshta s'mund të promovohet në mënyrë efektive bërja e vaksinave të ndryshme.

Gjatë afro tre vjetëve që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit të ri, sistemi shëndetësor publik në ShBA është i rraskapitur dhe shumë punonjës shëndetësorë e kanë lënë punën. Më shumë se një e katërta e drejtuesve të departamenteve kryesore të shëndetit kanë ikur nga posti gjatë pandemisë, disa prej të cilëve kanë pasur ngacmime ose janë kërcënuar me vdekje. Sot këtyre institucioneve, që nuk kanë fonde dhe punonjës të mjaftueshëm, do t'u kërkohet të luftojnë kërcënimet e reja si lia e majmunit, pa u dhënë fonde shtesë. (Çang Çuo)