Foto: VCG

Foto: VCG

Qeveria daneze dhe Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Emergjencën e Fëmijëve (UNICEF) kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve globale me ujin e pastër, kanalizimet dhe higjienën. Organi i OKB-së njoftoi të martën krijimin e një qendre inovacioni për qasje të qëndrueshme në ujë të pastër, kanalizime dhe higjienë, bën të ditur “Xinhua”. Qendra “WASH” do të jetë pika qendrore dhe katalizatori për kërkimin, investimet, zhvillimin dhe inovacionin, i cili, ndër të tjera, do të ofrojë mundësinë për të zhvilluar, testuar dhe shkallëzuar zgjidhje krejtësisht të reja, thuhet në njoftim. Në qendrën e inovacionit të Kopenhagës, UNICEF do të udhëheqë përpjekjet për të përshpejtuar zgjidhjet miqësore për fëmijët në bashkëpunim, ndër të tjera, me ekspertë ndërkombëtarë, studiues, kompani dhe fondacione.

Sipas vlerësimeve të fundit nga OBSH dhe UNICEF, rreth një në katër njerëz ende nuk ka ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt; gati gjysma e popullsisë së botës nuk ka kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurt dhe 3 në 10 njerëz në mbarë botën nuk mund të lajnë duart me ujë dhe sapun në shtëpi. (Elona)