Foto: VCG

Foto: VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB akuzoi të hënën Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre se kanë intensifikuar ndjeshëm veprimet e tyre shkatërruese në rajonin e Azisë-Paqësorit.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po veprojnë në të njëjtën mënyrë të pamatur dhe provokuese në Azi dhe Afrikë (si në rajonin euro-atlantik)”,- tha Vassily Nebenzia në një konferencë të Këshillit të Sigurimit mbi promovimin e sigurisë së përbashkët përmes dialogut dhe bashkëpunimit, citon “Xinhua”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përpiqen të imponojnë të menduarit “bllok" mbi shtetet në rajonin e Azi-Paqësorit, të krijojnë aleanca agresive ushtarako-politike si AUKUS (Australi-Mbretëria e Bashkuar-Shtetet e Bashkuara), të krijojnë një pykë midis vendeve që kanë mekanizma efektivë për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të diskutueshme dhe t'i detyrojnë ato të braktisin konceptin e "neutralitetit aziatik", i cili i ndihmoi të mbrojnë interesat e tyre gjatë Luftës së Ftohtë, tha ai.

Në të njëjtën mënyrë, Shtetet e Bashkuara po avancojnë fushatën e tyre të rrezikshme në rajonin e Tajvanit të Kinës. Ky provokim i planifikuar me kujdes është një shenjë e qartë e mungesës së respektit për sovranitetin e vendeve të tjera, tha ai, duke iu referuar vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan.

“Duhet të pranojmë se rajoni Azi-Paqësor po përdoret si pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të ndërgjegjshme të SHBA-së për të destabilizuar situatën në ato rajone të botës ku shtetet ndjekin një kurs politik të pavarur dhe të vetë-qëndrueshëm”,- tha ambasadori rus.

Ai gjithashtu fajësoi "Perëndimin kolektiv" për injorimin e shqetësimeve legjitime të sigurisë së Rusisë për 30 vjet. (Elona)