Foto: VCG

Foto: VCG

Një studim i Shoqatës Kombëtare për Ekonominë e Biznesit (NABE) i publikuar të hënën tregoi se afërsisht një e pesta e panelistëve besojnë se Shtetet e Bashkuara janë tashmë në një recesion, ndërsa 47 për qind presin që një recesion të fillojë në fund të 2022-shit ose në tremujorin e parë të vitit 2023-shit, bën të ditur “Xinhua”.

Rreth 73 për qind e panelistëve thanë se nuk janë "shumë të sigurt" ose "aspak të sigurt" se Rezerva Federale (Fed) do të jetë në gjendje të ulë inflacionin në objektivin e tij prej 2 për qind brenda dy viteve të ardhshme pa shkaktuar një recesion. Në mars, një rekord prej 77 për qind e panelit e konsideroi politikën monetare si tepër stimuluese. Që atëherë, Komiteti Federal i Tregut të Hapur, organi i përcaktimit të politikave të Fed, ka miratuar katër rritje të njëpasnjëshme të normës. (Elona)