Foto: VCG

Foto: VCG

Euro ra nivelin e dollarit amerikan të hënën për herë të dytë këtë vit, pasi u shtuan shqetësimet për një përkeqësim të krizës energjetike dhe për një shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare të SHBA-së.

Euro të hënën u tregtua për 0.9953 dollarë në tregun valutor dhe arriti nivelin më të ulët që nga mesi i korrikut, bën të ditur “Xinhua”.

“Vlera e drejtë e euros është dëmtuar nga tronditja e tregut të energjisë”,- tha Chris Turner, kreu global i tregjeve në institucionin financiar global ING.

Perspektivat e një krize të mundshme të gazit e turbulluan eurozonën, sipas gazetës gjermane “Handelsblatt”. Një arsye tjetër për dobësimin e ri të euros është politika e normave të interesit të Rezervës Federale të SHBA-së, sipas transmetuesit publik gjerman ARD. Disa investitorë aktualisht presin që FED të rrisë përsëri normat e interesit në shtator. (Elona)