Foto: CMG
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave e BE-së (Eurostat), norma vjetore e inflacionit në BE dhe Eurozonë ka arritur përkatësisht në 9.8 % dhe 8.6 % në korrik, duke vendosur një rekord të ri. Qysh nga nisja e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, shumë vende evropiane kanë ndjekur ShBA-në, duke vendosur raunde të shumta sanksionesh kundër Rusisë e duke shkaktuar pengesa serioze në zinxhirët globalë të furnizimit dhe të industrisë, dhe vetë Evropa ka pësuar humbje të mëdha. ShBA-ja, në anën tjetër të Oqeanit Atlantik, ka mbledhur pasurinë e vendeve të ndryshme nëpërmjet rritjes së normave të interesit në dollar amerikan dhe shitjes së energjisë. Kjo nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë hera e fundit që ShBA-ja dëmton interesat e vendeve të tjera, duke përfshirë edhe vendet evropiane, për shkak të pozicionit të saj hegjemonist.