Foto:VCG

Foto:VCG

Bashkimi Evropian do të diskutojë nisjen e një operacioni të madh stërvitor për forcat e armatosura të Ukrainës në vendet fqinje, deklaroi shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, njoftoi RTSH.

Propozimi do të diskutohet javën e ardhshme në takimin jozyrtar të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Pragë, tha Borrell në një konferencë shtypi në Santander, në veri të Spanjës. “Shpresoj që të miratohet”, shtoi kreu i diplomacies europiane. (Fatosi)