Foto: VCG

Foto: VCG

Portugalia aktualisht regjistron 182 të moshuar (mbi 65 vjeç) për çdo 100 të rinj (deri në 14 vjeç), duke u bërë vendi me plakjen më të shpejtë në Bashkimin Evropian (BE), sipas një studimi botuar nga Database Contemporary Portugal Pordata të dielën, që i referohet Xinhua.

Në tre dekadat e fundit, popullsia e moshuar u trefishua në vend, sipas studimit, bazuar në të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave Portugeze (INE) dhe të publikuara nga gazeta Publico. Në vitin 1990, Portugalia regjistroi 66 të moshuar për çdo 100 të rinj.

Portugalia regjistroi një normë vjetore të plakjes prej 3.6 përqind, më e lartë se të gjitha vendet e BE-së, vuri në dukje studimi.

Rritja e përshpejtuar e shkallës së plakjes në Portugali është rezultat i largimit të të rinjve nga vendi dhe hyrjes të huajve që tashmë janë në pension.(Fatosi)